Futboll

Gjilani i fortë për rusët e Yenisey Krasonyarsk

Antalia, 22 Janar 2020-Skuadra e Gjilanit ka realizuar edhe fitoren e dytë në kuadër të fazës përgaditore që po e zhvillon në Turqi.Ditën e sotme ekipi nga Kosova, i shkaktoj humbje ekipit Rus të Yenisey Krasonyarsk me rezultatin 1:0.

Ekipi i Gjilanit fitoren e siguroj qysh në pjesën e parë të takimit, me golin e të sapo transferuarit në skuadrën kuq e bardh Darko Nikac, gol i cili doli të jetë edhe i fitores për skuadrën e udhëhequr nga kryetrajneri, Gentian Mezani.

Takimi i sotëm i zhvilluar në “Emirhan Football Center” në Antalia të Turqisë, dhuroi lojë të mrekullueshme nga skuadra e Gjilanit, të cilët përpos qarkullimit dhe kontrollimit të ndeshjes, patën edhe disa mundësi ideale që nga kjo ndeshje të dalin fitimtar edhe me rezultat më të thellë.

Për Gjilanin në ndeshjen e sotme startuan këta futbollistë:

Ruçi, Frashëri, Kastrati(c), Veliu, Ferreira, Useini, Shabani, Jonuzi, Progni, Nikac, Busic.

You Might Also Like