Futboll

Gjilani i gatshëm për ndeshjen kundër Ferizajt

Gjilani ka kryer përgatitjet e fundit për ndeshjen kundër Ferizajt, e cila do të zhvillohet këtë të diele. Gjilanasit që tashti zënë pozitën e katërt pas barazimit që patën në fushë të vet me Trepçën ’89, do të mundohen që t’u kthehen fitoreve, e cila i mban në garë për dalje në Evropë.

Ferizaj javën e kaluar ka pësuar debakël në Prishtinë duke u mposhtur me rezultat të thellë 8:1 ndaj Prishtinës.

SC Gjilan ka dalë me disa foto nga përgatitjet e fundit, ku shihet se mbretëron një mobilizim për fitore, gjë të cilën duhet t’a tregojnë në fushë.

You Might Also Like