Futboll

Për herë të parë 4 ekipe shqiptare në Champions League

Për herë të parë 4 ekipe shqiptare në Champions League
Pa asnjë dyshim skuadrat e futbollit shqiptar në shtet e rajonit kanë përparuar dukshëm për nga cilësia dhe rezultatet evidente të tyre.
Natyrisht, se këto suksese të këtyre skuadrave gjegjëse, i bëjnë krenar të gjithë shqiptarët kudo që janë, për faktin se asnjëherë më parë, kaq skuadra shqiptare nuk arrit të marrin pjesë në organizimin e garave, të nivelit më të lartë evropian.
Për herë të parë 4 ekipe do të përfaqësojnë shqiptarët në kompeticionin me të rëndësishëm në Uefa Champions League.
Kampioni i Kosovës – Ballkani, ai i Shqipërisë – Egnatia, Struga e Maqedonisë dhe Deçiqi i Malit të Zi, këtë vit do të luajnë në Champions League.
Përderisa Ballkani dhe Struga kanë defiluar edhe vitin e kaluar në këtë rang garash, sivjet për herë të parë Egnatia e Rrogozhinës dhe Deçiqi i Tuzit, do të shkelin në fushën e blertë të këtij kompeticioni më të lartë evropian.
Egnatia dhe Deciq shkruan histori në kampionatet e tyre përkatëse, duke fituar për herë të parë titullin e kampionatit.
Kampioni i Kosovës, Ballkani, siç dihet, vitin e kaluar për pak, sa nuk ishte kualifikuar në rrethin e grupeve të ekipeve më elitare evropiane. /Fehmi SYLJEMANI/

You Might Also Like