Futboll

Gjilani mbush portën e Besës

Gjilani ka shfrytëzuar ndeshjen ndaj Besës për të përmirësuar goldallimin në këtë stinor. Portieri i Besës është dashur që disa herë të nxjerrë topin nga rrjeta, kurse fitorja e Gjilanit fare nuk ka ardhur në pikëpyetje këtë të hënë, ngase siç kishte deklaruar edhe kryetrajneri Ismet Munishi, ndeshje do të mirrej me seriozitet të lartë.

Gjilani e ka nisur ndeshjen me trysni drejt portës mysafire, kurse ka qenë Çyrbja ai që ka shënuar një gol mjeshtëror për të sjellë Gjilanin në epërsinë fillestare prej 1:0.

Katër minuta më pas Besa ka fituar një penalti, të cilën Tahiri e ka shndërruar në gol për të barazuar rezultatin në 1:1.

Pak para mbylljes së pjesës së parë, Gjilani ka rritur që të kthejë rezultatin në dobi të vetin, nëpërmjet golit të Meti Useinit në minutën 44.

Në pjëslojën e dytë Gjilani ka bërë lojë edhe më sulmuese dhe si pasojë e saj Gerhard Progni ka shënuar një gol mjeshtëror për 3:1. Gol ka shënuar edhe Hila në minutën 63, sikurse që më pas ka shënuar edhe zëvendësuesi Keita Rezak për 5:1, që doli të ishte goli i fundit i shënuar në këtë ndeshje.

You Might Also Like