Futboll

Ja ku dëshiron të vazhdojë karrierën Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri ka vendosur që të largohet nga Stoke City.

Skuadra angleze përmbylli një fushatë aspak të suksesshme duke rënë nga Premierliga.

Shaqiri që ishte lojtari më i mirë te Stoke sezonin që lamë pas, pavarësisht tetë golave të shënuara dhe disa asistimeve, nuk arriti ta shpëtojë skuadrën e tij nga rënie nga liga.

“Nuk është sekret që dua të largohem”, ka deklaruar Shaqiri për ‘Aargauer Zeitung.

“Mendoj se liga angleze është perfekte për mua. Do të doja të qëndroja në Angli, por nuk mund të përjashtojë asgjë”, ka shtuar ai.

Shaqiri këtë verë do të jetë në Kupën e Botës me Zvicrën, ku kanë një grup të vështirë me Brazilin, Serbinë dhe Kosta Rikën.

You Might Also Like