Muzikë

Gjilani në vitin 2019 nis me ANAMOR Music Festival

Gjilan, 27 korrik 2018 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim regjisorin e njohur gjilanas me famë botërore, Jasmin Rexhepi, i cili jeton dhe vepron në Islandë.

Haziri, pasi e ka falënderuar Rexhepin për vizitën në Gjilan, e përgëzuar për sukseset e mëdha që ka treguar në fushën e artit në botë.

Nga ana e tij, regjisori Jasmin Rexhepi, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen, përderisa e ka prezantuar idenë e mbajtjes së festivalit të muzikës ANAMOR Music Festival, i cili parashihet të nis për herë të parë në Gjilan, në verën e vitit 2019.

Kryetari Haziri e ka përkrahur idenë e Rexhepit, duke shfaqur zotimin se  Komuna e Gjilanit është e gatshme ta mbështesë me krejta kapacitetet.

Ai tha se Gjilani duhet ta ketë një brend të festivalit të natyrës së ANAMOR, në të cilin pritet të performojnë edhe yje të muzikës botërore.

Përndryshe, përveç lëmisë së tij si regjisor, Rexhepi ka edhe festivalin e tij të muzikës M For Mayhem në Rejkjavik, duke qenë edhe promoter i muzikës, ndërkaq vlen të theksohet se ai kishte marrë pjesë edhe në festivalin e Cannes (Short Corner), me dy filma të shkurtër të tij, La Monique Oubliee dhe Letter to My Widow.

You Might Also Like