Sportet me dorë

Gryka e pafuqishme ndaj Dritës

Klubi i Volejbollit Drita nga Gjilani ka vazhduar me serinë e fitoreve, kësaj raadhe duke e mposhtur Klubin e Volejbollit Gryka me rezultat të pastër 3:0.

Në setin e parë, gjilanaset kanë ngadhënjyer me rezultat 25:17, duke paralajmëruar se edhe në setet e radhës nuk do të kenë vështirësi për të ngadhënjyer.

E dobësuar pa Kadriun, Mehmetin e Lekën, që karrierën po e vazhdojnë jashtë vendit, Prengës, Hysenit e Shabanit i janë bashkëngjitur lojtaret e tjera të reja, të cilat me plot sukses po i zëvendësojnë ato.

Edhe në setin e dytë, vashat që drejtohen nga Lorik Iliazi dhe Valon Zymberi, e kanë fituar setin me rezultat  25:13.

Drita që tashti është bërë me udhëheqje të re, ku kryetar është zgjedhur Jakup Shabani, prêt që në të ardhmen të jetë edhe më e fuqishme, kurse setin e tretë e ka përmbyllur me rezultat 25:22.

You Might Also Like