Futboll

Hap i gabueshëm i Vllaznisë

Vllaznia e Pozharanit ka bërë një hap të gabueshëm në luftë për t’u kyçur në luftë në garë për vendin e dytë, që siguron inkuadrim të drejtpërdrejtë në elitën e futbollit kosovar. Në ballafaqim me Deçanin, Vllaznia e Pozharanit nuk ka nxjerrë më shumë se një pikë, edhe atë duke luajtur me rezultat të barabartë 0:0. Ishte ky një rast i mirë që Vllaznia edhe më shumë t’i afrohet Vllaznimit të Gjakovës, i cili në fushë të vet është mposhtur nga lideri në tabelë, Flamurtari.

Me gjithë barazimin, Vllaznia i është ofruar edhe për një pikë Vllaznimit dhe edhe më shumë ka shtuar gjasat për vendin e dytë në tabelë.

You Might Also Like