Futboll

Llapi fitues i Kupës së Kosovës

Në një atmosferë tejet të mirë sportive në “Fadil Vokrri” të Prishtinës, sonte Drita dhe Llapi u përballen në finale të Kupës së Kosovës.

Këtë trofe në fund e fitoi skuadra e Llapit, që finalen e sontme e mbylli me fitore 1-2 (Hamdi Namani 37’ / Francisco Rivera 6’, Arbnor Ramadani 48’).

Kjo është hera e dytë me radhë që Llapi e fiton Kupën e Kosovës dhe njëkohësisht hera e dytë në histori që kjo skuadër e fiton këtë trofe, ndërkohë që Drita mbetet edhe më tutje me vetëm një Kupë të Kosovës, atë të vitit 2001.

Ndeshja filloi në mënyrë fantastike për Llapin, që e gjeti golin që në minutën e gjashtë. Ishte meksikani Francisco Rivera ai që mjeshtërisht shënoi nga gjuajtja e lirë për 0-1 të llapjanëve.

Më pas, rast të mirë për shënim për Llapin pati Alef Firmino, i cili në minutën e 21’ rrezikoi me kokë pas krosimit të Ilir Krasniqit prej krahut të djathtë, derisa Drita shënoi në rastin e parë që e pati.

Krosimin milimetrik të Muharrem Jasharit nga gjuajtja e lirë (37’), në rrjetë e çoi Hamdi Namani, ish-futbollisti i Llapit, me kokë, e në këtë mënyrë skuadrat shkuan në pushim pranë rezultatit të barabartë 1-1.

SKEMA DREJT FINALES

Tre minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Llapi shënoi për 1-2. Një goditje e fortë e Arbnor Ramadanit u devijua nga Almir Ajzeraj i Dritës dhe topi përfundoi në portën e Dritës dhe kështu Llapi rimori epërsinë.

Rast tejet të mirë për shënim Llapi kishte në minutën e 58’, kur goditja e Ilir Krasniqit përfundoi në shtyllën horizontale, e më pas në vazhdim të ndeshjes raste për shënim patën 

Megjithatë, Llapi u mbajt mirë dhe nuk lejoi pësimin e golit, përkundër trysnisë së Dritës sidomos në 20 minutat e fundit të ndeshjes. Rrjedhimisht, ndeshja u mbyll 1-2 për Llapin dhe festa në fund ishte plotësisht e llapjanëve të drejtuar nga Tahir Batatina.

Në përgjithësi, kjo ishte finalja e tretë e Dritës në kuadër të Kupës së Kosovës (2001, 20162022), ndërkohë që po aq herë në finale të Kupës deri më tash ka shkuar edhe Llapi (201720212022).

Përkundër triumfit të Llapit në këtë finale të Kupës, që të dyja këto skuadra do të jenë pjesë e garave evropiane gjatë muajve të ardhshëm, përkatësisht do të luajnë në UEFA Conference League.

You Might Also Like