Gjilan

Hapet zyra e nënshtabit të LDK’së në “Dardania II” të Gjilanit

 

Është hapur të martën zyra e re e nënshtabit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në lagjen “Dardania II” të Gjilanit.

Hapjen zyrtare të zyrës e ka bërë kryetari i Shtabit Zgjedhor të Degës së LDK’së në Gjilan, Arben Mehmeti, së bashku me kryetarin e kësaj nëndege, Florim Maloku, anëtarin e Shtabit, Valon Shefkiu dhe kryesinë atje.

Mehmeti tha se ky akt dëshmon sa me seriozitet po punon LDK e Gjilanit në kuadër të mobilizimit të madh për zgjedhjet e 6 tetorit, në mbështetje të fuqishme të kandidates që doli nga marrëveshja e madhe politike, Vjosa Osmani.

Kjo është zyra e parë e një nëndege të LDK’së e cila është hapur zyrtarisht në Gjilan, në kuadër të themelimit të nënshtabeve drejt fitores së madhe të LDK’së.

You Might Also Like