Gjilan

Këta janë emrat e kandidatëve nga Vetëvendosja e Gjilanit që do të garojnë për deputetë


Lëvizja Vetëvendosje, qendra në Gjilan është përcaktuar për gjashtë kandidatët nga kjo qendër që do të garojnë për deputetë. Rreth 30 kandidatë kishin shprehur vullnetin dhe dëshirën për t’iu futur garës, por me shumicë votash u vendos për gjashtë për tyre, andaj nga ky subjekt politik, kandidatë pritet të jenë:

Ismajl Kurteshi, deputet edhe në përbërjen e kaluar. Ai në disa mandate kishte qenë edhe kryetar dege dhe është një emër i njohur në politikën gjilanase dhe atë kosovare.

 

 

 

Nevzad Isufi, aktualisht kryetar i qendrës Vetëvendosje në Gjilan, i cili ka qenë kandidat edhe në zgjedhjet e kaluara dhe i cili ka qenë edhe këshilltarë komunal në Asamblenë Komunale të Gjilanit.

 

 

 

 

 

 

Alban Hyseni, një kuadër i ri në Lëvizjen Vetëvendosje, profesor universitar në Kolegjin UBT.

 

 

 

 

 

 

Arieta Rexhepi, që ishte candidate edhe në zgjedhjet e kaluara, kurse tashti është këshilltare në Asamblenë Komunale të Gjilanit.

 

 

 

Arbëresha Kryeziu – Hyseni, këshilltare në Asamblenë Komunale të Gjilanit dhe zëdhënëse në degën e Vetëvendosjes në Gjilanit.

 

 

 

 

 

Labinotë Demi – Murtezi, ish- deputete në Kuvendin e Kosovës, që së fundi nga Partia e Drejtësisë kishte kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje.

You Might Also Like