Gjilan

Në shënim të Ditës së Veteranit, kryetari Alban Hyseni bën homazhe te varrezat e dëshmorëve

Në shënim të Ditës së Veteranit, kryetari Alban Hyseni bën homazhe te varrezat e dëshmorëve

Gjilan, 30 dhjetor 2021 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me Organizatën e Veterantëve të Luftës së UÇK-së, ka bërë sot homazhe te varrezat e dëshmorëve, në shënim të Ditës së Veteranit.

Kryetari Hyseni ka konfirmuar me këtë rast thellimin e bashkëpunimit me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së.

“Në Ditën e Veteranit së bashku me OVL UÇK ne kemi dalë që të nderojmë këtë ditë të shënuar, ndërkaq vendi për ta shënuar këtë janë varrezat e dëshmorëve, ku prehen ata që kanë dhënë gjithçka për vendin e për qytetin tonë. Një nderim i tillë na nderon edhe neve si Komunë dhe mua si kryetar i Komunës. Konfirmoj se bashkëpunimi ynë me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së do të thellohet edhe më shumë gjatë viteve në vijim”, ka thënë kryetari Hyseni.

You Might Also Like