Sportet luftarake

Hatixhe Zejnullahu e 5-ta në Evropë

Hatixhe Zejnullahu, karateiste e Klubit të Karatesë AS nga Gjilani ka shkëlqyer në  Kampionatin Evropian, i cili po mbahet në Sofje – Bulgari, ku  ifitoi 3- Lufta. Në finalen për vendin e 3-të, ajo humbi me një pikë dallim  nga Italiania, Angelica Lucrezia. Tixhja në Luftën e paër fitoi kundër holandezes Nadine Hollander 2 – 0, kurse në luftën e 2-të u mposht nga Kampionia Evropiane Polina Hurenko nga Moldavia. Pas shkuarjes ne Repasazh,  Tixhja fitoi 2 – lufta ku të parën e mundi garuesen nga Franca Nisëa Ahmed 4 -1 në Luftën e dytë mundi garuesen nga Turqia Yenen Fatma_naz 3 – 0 dhe në finalen për vend të 3-të u mposht nga garuesja Italiane Angelica Lucrezia 0 – 1, ku për pak fat nuk arriti medaljen e bronzt. Me këtë rezultat Hatixhja renditet e 5 – ta në Evropë.

hatixhe

You Might Also Like