Gjilan

Haziri: Po punojmë shumë që stadiumi i qytetit të përfundoj në vitin e ardhshëm

14 prill 2019 –  Në kuadër të vizitave në terren, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka parë nga afër punimet në rindërtimin e stadiumit të qytetit, i cili po ndërtohet së bashku me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në vlerë prej 6 milionë eurove.

Haziri tha se po angazhohen si Komunës për ta rritur buxhetin, në mënyrë që në vitin e ardhshëm të përfundojë projekti i stadiumit.

“Është stadium i kategorisë së katërt sipas standardeve të FIFA dhe UEFA dhe i plotëson të gjitha kushtet për garat ndërkombëtare, e që është përcaktim i Federatës së Futbollit të Kosovës. Plani dinamik është duke vazhduar sipas pagesave të MKRS. Po punojmë shumë për ta rritur buxhetin për këtë vit, në mënyrë që ta shkujtojmë kohën e ndërtimit dhe besoj që prej qershorit do të ketë dinamikë më të madhe. Shpresoj që në vitin e ardhshëm të përfundojë ky projekt kapital”, tha Haziri.

Stadiumi i Qytetit në Gjilan do të jetë në shërbim të dy klubeve të mëdha, Dritës, Gjilanit dhe klubit të femrave.

You Might Also Like