Gjilan

Haziri uron profesorin Morina për suksese dhe i konfirmon mbështetje edhe në të ardhmen

Gjilan, 15 shtator 2021 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në takim pune dhe urimi profesorin Naser Morina, i cili ditë më parë ka doktoruar në Universitetin Shtetrorë të Sarajevës, në fushën e ndërtimtarisë, respektivisht në hulumtimin e shkaqeve të dëmtimit të urave nga betoni në rrugët shtetërore të Republikës së Kosovës dhe minimizimi i këtyre shkaqeve.

Në fjalën e tij kryetari ka uruar Naser Morinën, duke theksuar se përvojat dhe hulumtimet që ai ka bërë në fushën e ndërtimtarisë, konkretisht në infrastrukturën publike janë domethënëse dhe fokus për kuadrot në vijim që të bazohen në këto të dhëna të studiuara.

“Arritjet dhe hulumtimet e Dr. Morinës janë një pikë mbështetëse edhe për institucionet e shtetit kur realizojnë investime, kryesisht nga ajo që ka doktoruar profesori, sepse janë një shmangie nga problemet, nëse me kujdes analizohen nga ekspertët dhe inxhinierët gjatë realizimit të projekteve. Komuna e Gjilanit, me kapacitetet që ka, do të jetë mbështetëse e kuadrove, që ato të jenë gjithnjë e më lartë në ofrimin e zgjidhjeve praktike për shoqërinë”, ka thënë kryetari Haziri.

Ndërsa, Naser Morina, tashmë i doktoruar në fushën e ndërtimtarisë ka njoftuar kryetarin edhe për botimin e librit shkencor Mekanika I (statika) pas një pune 3 vjeçare që tani është shpërndar nga shtëpia botuese amazona në tërë botën.

“Kam arritur që të shënoj hapa të rëndësishëm edhe për aspektin e arritjeve profesionale por edhe për ofrimin e praktikave të studiuara me shumë kujdesë të cilat janë mbrotjur para komisionit në Universitetin Shtetror të Sarajevës. Unë kam arritur gjithashtu që të botoj edhe librin në një kompani shumë të madhe në nivelin global, i cili është bërë në gjuhën shqipe dhe është para të gjithë lexuesve të interesuar. Ju shpreh falënderimin maksimal kryetar Haziri, për mbështetjen gjatë kësaj periudhe të përgatitjes së temës si dhe gatshmërin për mbështetje edhe në të ardhmen dhe vazhdimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm, që është një lehtësim për mua dhe kolegët tjerë”, ka thënë mes tjerash prof. Dr. Naser Morina.​

You Might Also Like