Sportet me dorë

Humbja nga Prizreni alarm për Dritën se i duhen përforcime

Skuadra e Prizrenit ka nisur furishëm Superkupën e Kosovës, duke kaluar lehtë në gjysmëfinale, pasi që mposhti Dritën e rikthyer në Superligë pa shumë telashe në çerekfinalen e parë të garës.

Prizrenasit të udhëhequr nga trajneri Arbnor Rifati nuk i kanë lënë afat gjilanasve për të bërë më shumë ndeshje, pasi që që prej fillimit të saj kanë udhëhequr dhe nuk kanë rrezikuar asnjëherë fitoren.

Pas çerekut të parë të fituar 26-21 dhe shtimit të epërsisë në çerek të dytë 26-15 Prizreni ka qenë edhe më i ashpër në pjesë të dytë për marrë të tretin dhjetë-minutësh me 26-11 dhe në fund me 28-22 për të fituar ndeshjen me rezultat 106-69.

You Might Also Like