Shëndeti

Inaugurohet objekti i ri i QKMF’së “Dr. Nagip Rexhepi”

Gjilan, 28 nëntor 2021 –  Është inauguaruar sot objekti i ri i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Nagip Rexhepi”, i cili do të jetë mundësi e madhe për personelin shëndetësorë.

Kryetari në detyrë i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar mantelbardhët për punën e madhe që e kanë bërë, sidomos gjatë përballjes me pandeminë COVID-19.

“Sot, përtej ceremonisë, kam ardhur që t’i konfirmoj punët që janë arritur. Tash jemi gati që ta bëjmë bartjen e stafit për ta funksionalizuar Spitalin e Qytetit/QKMF “Dr. Nagip Rexhepi”. Me këtë rast, e falënderoj ish-ministrin Imet Rrahmani dhe tre ministrat tjerë, të cilët e mbështetën këtë projekt. Ju uroj festat e nëntorit dhe suksese në shërbimin ndaj qytetarëve, për ruajtjen e shëndetit të tyre. Faleminderit të gjithë mjekëve, infermierëve e punëtorëve teknikë për punën e madhe që kanë bërë gjatë menaxhimit të pandemisë COVID-19”, ka thënë kryetari Haziri.

Drejtoresha e QKMF-së, Dr. Arbenita Hajdari, pasi falënderoi kryetarin Haziri për mbështetjen në jetësimin e këtij objekti, tha se tash e tutje do të ketë shërbime shumë më cilësore ndaj pacientëve.

You Might Also Like