Shëndeti

Pensionohet infermieria Miradie Demiri

Motra medicinale Miradie Demiri i ka dhënë fund punës së saj pasi ajo tashmë ka arritur moshën e pensionit, shkruan “Radio Star”.
Me një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në shërbim të komunitetit, ajo ka dhënë një kontribut të vyer në fushën e shëndetësisë.

Motra Miradie Demiri vlerësohet si një prej njerëzve të dashur dhe të kujdesshëm pasi ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në shërbim të qytetarëve, në Spitalin Regjional të Gjilanit për më shumë se 42 vite duke punuar me vullnet e pasion punën e saj.

Në shërbimin e saj të palodhur për të ndihmuar pacientët e saj, ajo u ka ndihmuar mijëra, njerëzve.

Miradie Haziri ka shërbyer edhe si një burim frymëzimi dhe motivimi për kolegët e saj të mjekësisë. Me një reputacion të ndërtuar mbi bazën e meritave, ajo ka qenë një shembull i vërtetë për të gjithë ata që dëshirojnë të ndjekin rrugën e mjekësisë.

Familja dhe kolegët e kanë uruar atë me rastin e pensionimit duke i uruar shëndet dhe jëtë të gjatë.Ajo me datën nentorë perfundoi një mision fisnik ne sherbim te qytetareve të nisur para 42 viteve.

Qyteti i Gjilanit duhet të mburret me Miradie Demirin e cila plot 42 vite ishte shembull për të mire në profesionin të cilin e ushtroi dhe ndihmën e ofruar ndaj pacienteve.

Ndërsa ne, motrës medicinale Miradie Demiri i urojmë pensionim të këndshëm në gjirin familjarë./Radio Star/

You Might Also Like