Futboll

Isufi: Do të luajmë për fitore

Drita synon ta mposhtë edhe kundërshtarin e sontëm të finales së fazës parakualifikuese, ekipin nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps.

Trajneri Bekim Isufi ka vlerësuar se të katër ekipet e këtij grupi kanë nivel përafërsisht të njëjtë, prandaj fitorja e ekipit të tij nuk konsiderohet si një mision i pamundur.

“Për kundërshtarin e radhës, megjithëse nuk dimë shumë, kemi mundur ta shikojmë një pjesë të tyre. Besoj se do të luajmë më mirë dhe shpresoj në një rezultat pozitiv”, ka thënë trajneri Isufi.

Sipas tij, Drita tashmë ka bërë më shumë përvojë pas paraqitjes së parë dhe do të mund ta menaxhojë edhe më mirë lojën e sontme.

Trajneri gjilanas ndër të tjera e ka konsideruar si fitore të madhe atë ndaj FC Santa Coloma, jo vetëm për klubin gjilanas dhe qytetin e Gjilanit, por për krejt Kosovën. Drita synon ta mposhtë sonte edhe skuadrën vendëse Lincoln Red Imps, për t’u përballur më pas me gjigantin suedez, Malmo, i cili e pret fituesin e këtij grupi në rrethin e parë kualifikues të Championsit.

Ndeshja luhet sot prej orës 20:30.

You Might Also Like