Futboll

Fiton Vitia

Istogu pretedent për të siguruar një vend drejt Superligës e ka mposhtur Trepçën në shtëpi me përmbysje 3-1.

Kështu ‘Troftat’ vazhdojnë rrugëtimin drejt kampionatit elitar, pasi që tashmë ndodhen në pozitën e tretë më 25 pikë, por që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe skuadra e Vitisë që në shtëpi e ka mposhtur ekipin e Ramiz Sadikut 2-1.

Vitia me këtë fitore ngritet në kuotën e 14 pikëve, por sërish mbetet në pozitën e parafundit të renditjes tabelare.

E shtune:

Vitia – Ramiz Sadiku 2-1
Istogu – Trepça 3-1

/Gazeta Sheshi/

You Might Also Like