KRONIKË E ZEZË

Iu zu automatiku

Njësitet Policore nga stacioni policor i Vitisë , me 14 maj 2020 , rreth orës15:38 në fshatin Drobesh, komuna Viti, me urdhëresë të Gjykatës, kanë bërë bastisjen e shtëpisë dhe lokaleve përcjellëse të të dyshuarit shqiptar shtetas i Kosovës dhe gjatë bastisjes kanë gjetur dhe konfiskuar: Një armë e gjatë AK 47 , prodhim kinez

 

me një karikator si dhe me tre fishekë cal.7.62 mm , 270 fishek të ambalazhuar cal.7.62 mm. si edhe 15 fishek cal.12 mm të pushkës së gjuetisë.

Po ashtu brenda shtëpisë janë gjetur dhe tri granata dore .

Në ora 20:30 Njësia IEDD dhe Forca e Sigurisë se Kosovës , kanë tërhequr mjetet e dyshimta nga shtëpia e të dyshuarit , tri granata dore prodhimi Jugosllav tipit M-52 dhe i kanë larguar nga vendi i ngjarjes.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit në prani të mbrojtësit të tij, ndaj të njëjti me vendim të prokurorit i lëshohet vendimi për ndalje në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

 

You Might Also Like