KRONIKË E ZEZË

Grabitje në Gjilan

Policia e Kosovës ne Gjilan sot me datën 05.04.2023 rreth orës 08:45 është informuar për një  rast grabitje i ndodhur në rrugën ,,Idriz Seferi’’ në Gjilan.
Njësitet policore relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të hetimeve preliminare dyshohet se dy persona të maskuar duke përdorur spray, kanë arritur që viktimës shtetas i Kosovës të ia grabisin një qante në cilën kishte  një shumë të konsiderueshme të parave.
Të dyshuarit pas grabitjes janë larguar në drejtim të panjohur.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili rastin e ka cilësuar ,,Grabitje’’, të dyshuarit janë vënë në kërkim nga Policia e Kosovës, ndërsa rrethanat e rasti po hetohen nga hetues policor rajonal në Gjilan.

You Might Also Like