Futboll

Ja kur luhet kryendeshja Drita-Gjilani

 

Pas pauzës dy javore për shkak ndeshjet ndërkombëtare të përfaqësueseve, këtë fundjavë rikthehet Superliga e Kosovës në futboll.

Në kuadër të javës së 6-të, skuadra e FC Dritës luan kundër rivalit lokal, SC Gjilanit. Ndeshja mes Dritës dhe Gjilanit, do të luhet ditën e diele me fillim në ora 13:30 minuta në Stadiumin e Qytetit në Gjilan pa praninë e tifozëve në stadium.

Për momentin Drita zë pozitën e dytë, por ka dy ndeshje më pak të zhvilluara se sa kundërshtarët e saj, derisa Gjilani është në pozitën e katërt, por që ka dy ndeshje më shumë se Drita.

 

You Might Also Like