Sportet me dorë

KB Drita një hap larg finales

Klubi i Basketbollit Drita nga Gjilani ia ka dalë që të shënojë fitore në ndeshjen e parë të play-ofit në Ligën e Parë të Kosovës në Basketboll, duke e mposhtur ekipin mysafir Lipjani me rezultat 90-87. Ka qenë kjo një fitore e mundimshme e ekipit gjilanas, i cili për të prekur finalen duhet të shënojë edhe një fitore tjetër me të njëjtin ekip. Edhe vitin e kaluar ekipi i Dritës kishte luajtur në finale të Ligës së Parë, por nuk ia kishte dalë të shpallet kampion, kurse më pas kishte humbur edhe në ndeshjen e barazhit.

Sivjet Drita mëton kthimin në elitë, qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë, apo duke u munduar që të sigurojë vend në elitë nëpërmjet ndeshjes së barazhit.

You Might Also Like