Sportet me dorë

Komuna e Gjilanit mbështet KV Dritën

Sot më 26 maj 2022 në Kuvendin Komunal të Gjilanit u votua vendimi per mbështetje financiare të KV DRITA – Femrat.

Sot Kuvendi Komunal i Gjilanit tregoi se është afër sportit dhe sportistëve.

Kryetar Alban Hyseni faleminderit për iniciativën dhe përkrahjen mëse të nevojshme që ia ofrove sportit.

Kjo është meritë që rrjedh nga dëshira jote që sporti të përkrahet sepse sporti e meriton.

Asambleistë të Kuvendit Komunal, faleminderit për përkrahjen që vajzave tona Kampione dhe Klubit të Volejbollit DRITA sot ju ia ofruat.

Faleminderit të gjitha subjekteve politike, që përfaqësohen në Kuvendin Komunal, që deshmuat se interesi qytetar sportiv dhe mbi të gjitha kampionet nuk lihen në mëshirë të fatit, por ju u qëndroni afër.

Përmes këtij hapi, ju dëshmuat se kur është në pyetje e ardhmja e rinisë sonë, ju pa hezitim ofroni mbështetjen, gjithmonë në të mirë të rinisë dhe sportit.

Faleminderi Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në krye me drejtorin Kushtrim Zeqiri

Komuna ime të duaammmm pa fund
KAMPIONET dhe këtë mbështetjen do e arsyetojmë me trofe e suksese të reja.

You Might Also Like