Futboll

Bashkimi i Koretinit marshon sigurt drejt Ligës së Parë

Klubi i Futbollit Bashkimi nga Koretini edhe këtë fundjavë ka vazhduar me serinë e ndeshjeve pa humbje, duke marshuar sigurt drejt Ligës së Parë të Futbollit në Kosovë. Ekipi nga Koretini, që në kryendeshjen e stinorit me Dardanën kishte luajtur baraz, që në ndeshjen e radhës ka shënuar fitore edhe atë si mysafirë në ballafaqim me ekipin e Xërxës, të cilin e ka mundur me rezultat 1:0.

Kjo fitore, ekipit të Basjhkimit i mundëson që të ruaj distancëën prej pesë pikëve me ekipin konkurrent Dardana dhe koretinasit besojnë se deri në fund do të qëndrojnë dhe do të arrijnë suksesin historik.

Tashti, në tabelën e klasifikimit, KF Bashkimi është në pozitën e parë me 57 pikë të fituara, duke arritur që nga 22 ndeshje të luajtura t’i fitojë 18 prej tyre dhe ka edhe 3 barazime, derisa menjëherë pas tyre renditet Dardana, e cila ka 52 pikë, duke varguar 16 fitore dhe 4 barazime.

You Might Also Like