Show Biz

Këngëtari gjilanas Meti Maloku sjell këngën e tij më të re (VIDEO)

Me ardhjen e stinës së verës edhe hitet muzikore kanë filluar të shtohen.

E kësaj radhe është këngëtari nga Gjilani, Meti Maloku ai i cili ka lansuar këngën e tij më të re me titull “Oh bre”, shkruan Gazeta Intro.

Muzika e kësaj kënge është bërë nga Ardian Kastrati, ndërsa tekstin e ka shkruar, Suzana Fazliu-Veseli.

Këngëtari gjilanas është i njohur për zhanrin e muzikës popullore, por nuk i ka lënë anash as baladat.

Edhe projekti i tij më i ri i cili u lansua sot, i përket zhanrit të baladës.

Më poshtë mund ta dëgjoni këngën më të re të Meti Malokut:

You Might Also Like