Sportet me dorë

KH Drita shumë e fortë për Drenicën

Klubi i Hendbollit Drita nga Gjilani është treguar ekip shumë i fortë për Drenicën nga Skenderaj, të cilën e ka mposhtur në fushë të vetë me rezultat të thellë 42 me 25.

Djelmoshat që drejtohen nga Erhan Shahini dhe Luan Sllamniku që në fillim të ndeshjes kanë dëshmuar se kanë udhëtuar për fitore dhe që nga minuta e parë me mbrojtje të çeliktë dhe me sulme të rrufeshme ia kanë dalë që të shkëputen në rezultat. Kështu pas përfundimit të pjesës së parë rezultati në semafor tregonte 10 me 21 në dobi të mysafirëve. Lojtarët e Dritës nuk e ulën tempin deri në fund dhe shënuan një fitore të merituar, e cila i mbanë ata në kreun e tabelës menjëherë pas Besës nga Peja.

You Might Also Like