Gjilan

Kryebashkiaku i Edirnes viziton Gjilanin

Në Komunën e Gjilanit në një vizitë pune ka qëndruar kryebashkiaku i Komunës Edirne, Recep Gurkan nga shteti i Turqisë, i cili është pritur nga nënkryetari i Komunës, Rexhep Kadriu, i cilin e ka informuar atë për zhvillimet në Gjilan, për popullësinë, zhvillimin ekonomik, historikun dhe trajtimin e komunitetit turk në përgjithësi.

Nga ana e tij nënkryetari Kadriu ka bërë një përshkrim të shkurtër të Gjilanit, bashkëpunimin që ka me Komuna të ndryshme në Turqi dhe gatishmërinë e treguar gjatë gjithë kohës në krijim të urave lidhëse dhe nevojat e mëdha për thithje të investimeve dhe për shkëmbim të përvojave mes dy vendeve.

Ai poashtu ka theksuar se pos tjerash një trajtim të veçantë kanë të gjitha komunitetet pakicë që jetojnë në Gjilan, mes tyre edhe për komunitetin turk i cili është mirë i inkuadruar në jetën shoqërore, kultorore e politike.

Kurse Recep Gurkan, në fjalën e tij ka falënderuar për bashkëpunimin dhe gatishmërin që Gjilani ka treguar gjithnjë në çdo bashkëpunim dhe iniciativë qoftë regjionale apo ndër shtetrore.

Gurkan ka thënë se gjithnjë do të jetë afër kësaj Komune dhe Komunave të tjera me qëllimin e vetëm ecjen përpara dhe zhvillim të këtij vendi.

You Might Also Like