Sportet me dorë

Kryetari Sokol Haliti nderoi me mirënjohje ish kryetarin e Federatës se Hendbollit të Kosovës Mexhit Devaja

Në vazhdën ndarjes së mirënjohjeve dhe dekorimeve në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, që po u bëhen personaliteteve të ndryshme në fusha të ndryshme, kryetari I komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka dekoruar sot ish-kryetarin e parë të Federatës së hendbollit të Kosovës Mexhit Devaja. Kryetari Haliti, u shpreh se ndjehet shumë I nderuar që ka rastin të nderoj një personalitet si Mexhit Devaja, i cili për vite me radhë ka dhënë një kontribut të çmuar në sensibilizimin dhe avancimin e hendbollit të Kosovës në arenën ndërkombëtare por edhe në ditët më të vështira të sportit kosovar në kohën kur Kosova ishte nën okupim serbë.Aziz Zuka

You Might Also Like