Katër herë radhazi kanë fituar Kupën e Kosovës në Volejboll, kurse këtë të enjte mëtojnë që të njëjtin sukses t’a përsërisin për herën e pestë radhazi. Klubi i Volejbollit Drita nga Gjilani, ekipi më i trofeshëm gjilanas, këtë të enjte, me fillim në ora 16 e 30, në Palestrën e Sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj do të përballet me ekipin e KV Kastrioti nga Ferizaj, ekip vendas që sivjet ka marrë përsipër organizimin e finales së kupës.
KV Drita në konkurrencën e femrave ka fituar kuKupën e Kosovës radhazi më 2014, 2015, 2016 dhe 2017 dhe mëton që t’a fitojë edhe sivjet.
Ekipi nga Gjilani që mbanë pozitën e parë në tabelën e klasifikimit edhe sivjet ka luftuar në dy fronte, duke synuar që të fitojë të dy trofetë e çmueshëm.