Sportet me dorë

Dramë në pesë sete në ndeshjen e volejbollit Skenderaj – Drita

Kryendeshja e volejbollit ndër femra është zhvilluar këtë të diele në Skenderaj, ku janë përballur dy ekipet më të mira viteve të fundit në Kosovë, KV Skenderaj – KV Drita.

Ekipi gjilanas që së fundi po përballet me lëndime të lojtareve, shumë mirë e ka nisur ballafaqimin me Skenderajn dhe e ka fituar setin e parë me rezultat 25:21. Vashat tona luajtën mirë edhe në setin e dytë, të cilin e fituan me rezultat 25:22 dhe dukej se seti i tretë do të jetë përcaktues për fituesin, por ashtu nuk ndodhi. Drenicaset e fituan këtë set me rezultat 25:22, kurse loja e tyre shënoi ngritje edhe në setin e katërt, të cilin e fituan me rezultat më të thellë 25:16.

U desh që të luhet seti i pestë dhe vendimtar, i cili ishte një dramë në vete e të cilin e fitoi ekipi i Skenderajt me rezultat 15:13, për të fituar tërë ndeshjen me rezultat 3:2, që e ka vlerën 2 pikë për ekipin e Skenderajt dhe një pikë për Dritën.

You Might Also Like