Futboll

Kujtim Dubova e KF Vitia i ndajnë rrugët

 

Ish- mbrojtësi i SC Gjilani, Kujtim Dubova dhe KF Vitia kanë ndarë rrugët. Këtë e ka bërë të ditur vetë futbollisti, Kujtim Dubova, i cili në postimin e tij në facebook ka shkruar se pas një viti qëndrimi tek KF Vitia ai më nuk do të jetë pjesë e këtij klubi që garon në Ligën e Parë të Kosovës. Dubova ka falënderuar të gjithë në KF Vitia, sikurse që ka falënderuar edhe bashkëlojtarët e tij, duke bërë me dije se pas shkëputjes së bashkëpunimit me KF Vitinë tashti është futbollist i lirë.

You Might Also Like