Futboll

Blend Krasniqi nga Dinamo City huazohet te SC Gjilani

Sport Club Gjilani dhe Dinamo City kanë gjetur dakordësinë për huazimin e futbollistit Blend Krasniqi.
Mesfushori 19- vjeçar do të qëndrojë në skuadër deri në fund të edicionit 23/24 si futbollist i huazuar nga Dinamo City, teksa klubi vazhdon të zotërojë ende një pjesë të kartonit të tij.
Për Krasniqin është një rikthim në shtëpi, mirëpo tani me numër të ri dhe ambicje të reja.
Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Krasniqit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para.

You Might Also Like