Futboll

Vllaznia fiton, Kika barazon

Vllaznia e Pozharinit ka shënuar fitore në fushë të vet ndaj 2 Korrikut të Prishtinës me rezultat 3:1. Djelmoshat që udhëhiqen nga Sallah Sherifi kanë shënuar fitore të pastër, duke treguar lojë të pëlqyeshme.

Golat për Vllazninë i kanë shënuar Selim Halabaku, që shënoi dy herë dhe Rinor Hoxha.

Anëtari tjetër nga Anamorava, Kika e Hogoshtit, ka barazuar 1:1 në fushë të vet me Ulpianën e Lipjanit. Të vetmin gol për Kikën e ka shënuar Art Ramadani.

You Might Also Like