ARSIMI

Nazim Gagica ngushëllon familjen Bislimi

 

Telegram Ngushëllimi
20/08/2021

E nderuara familje Bislimi,
Me dhembje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të arsimit, veprimtarit, kolegut e mikut tonë të mirë Kadri Bislimi.
Vdekja e profesorit të respektuar, është një humbje e madhe për të gjithë ne dhe arsimin në përgjithësi, të cilit i shërbeu për vite të tëra gjatë gjithë jetës së tij.
Të gjithë bashkë, tani e tutje le të ruajmë në kujtesën tonë ato virtyte që e ndërtuan atë dhe le të provojmë të marrim nga virtytet e tij.
Nderim i përjetshëm jetës dhe veprimtarisë arsimore të profesorit Kadri Bislimi,
Ngushëllimet më të thella familjes, kolegëve dhe gjithë miqve për këtë humbje të madhe.

Me pikëllim,
Nazim Gagica,
Drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit

 

You Might Also Like