Sportet me dorë

Në Mitrovicë luhet gjysmëfinalja e Kupës në Volejboll, Drita – Skenderaj

 

Në një moment delikat, Dritën e Gjilanit e pret një ndeshje e vështirë e volejbollit. Vashat gjilanase do të përballen në Mitrovicë me Skënderajn e trimëruar. Vashat që drejtohen nga Lorik Ilazi, kohëve të fundit kishin pësuar humbje me rezultat të ngushtë 2:3. Krejt kjo erdhi pas lëndimit të lojtares më të mirë në Kosovë, Fjolla Shabani, por besohet se kryetrajneri Lorik Ilazi, në mbrëmjen e kësaj të mërkure do të gjejë çelësin e fitores.

 

Ja postimi i plotë i KV Drita:

 

GJYSMËFINALJA E KUPËS SË KOSOVËS

KV DRITA përballë ekipit të KV Skenderaj

Do  të zhvillohet gjysmëfinalja e kupës së Kosovës në volejboll ku vashat tona do të takohen me ekipin e KV Skenderaj.

Ndeshja do të zhvillohet në palestrën Minatori në Mitrovicë ku me fitore eventuale, vashat tona do të plasohen në finale!

Në këtë garë, KV DRITA në pesë vitet e fundit është stolisur katër herë radhazi me kupën e Kosovës.

Klubit tonë tani e disa ndeshje është duke i munguar lojtarja më e mirë e ekipit, Fjolla Shabani e cila është lënduar në ndeshjet e kombëtares së Kosovës dhe normalisht që do të jetë një mungesë e madhe, por që lojtaret që janë në dispozicion të ekipit janë mjaftë të motivuara për këtë ndeshje.

E mërkurë 20.03.2019
Ora: 18:00

KV Skenderaj vs KV DRITA

Palestra “Minatori” Mitrovicë

 

You Might Also Like