Sportet me dorë

KV Drita nuk ka të ndalur, mund Skenderajn me rezultat bindës

Ekipi i Dritës në volejboll në konkurrencën e femrave, që drejtohet nga kryetrajneri Lorik Ilazi, vazhdon të jetë i pamposhtur në Superligën e Kosovës në Volejboll, kurse këtë të mërkurë kundërshtar i tyre ishte ekipi Skenderajt, të cilin e mposhtën me rezultat të thellë 3:0 në sete.

Volejbollistet nga Skenderaj rezistencën më të madhe e kanë bërë në setin e parë, kur kanë arritur në 21 pikë, kurse loja e tyre vazhdimisht ka shkuar duke rënë, ngase nuk kanë mundur t’i bëjnë ballë sulmeve të Dritës, andaj në setin e dytë grumbulluan 20 pikë e në të tretin vetëm 18./kryelajmi.com/.

Drita – Skenderaj 3:0 (25:21, 25:20, 25:18)

Drita: Lina Rexhepi, Loresa Avdyli, Valmira Ramadani, Tuana Jerliu, Venera Kadriu, Altuna Ibrahimi, Tringa Kqiku, Vlora Berisha, Dhuratë Sylejmani, Melek Erbuga, Adelajda Ilazi, Agnesa Hajdari. Kryetrajner: Lorik Ilazi.

Skenderaj: Ardiana Krasniqi, Bleona Kadriu, Agnesa Istogu, Egzona Geci, Blerta Kadriu, Florentina Deliu, Leonita Hoxha, Bleona Durmishi, Arjola Geci, Shqipe Hakolli, Guun Rachael, Hyrije Goxhuli, Elvira Ahmeti. Kryetrajner: Ylli Kadriu

Gjyqtarë: Naim Lakna, Valon Dauti.

You Might Also Like