Futboll

SC Gjilani, afër firma me ish-mbrojtësin e Kombëtares Shqiptare

Klubet kosovare po “pushtojnë” Kategorinë Superiore, duke afruar ditë pas dite lojtarë cilësorë nga skuadra të ndryshme të kampionatit shqiptar.

Rekordin e mban Gjilani, skuadra që prej katër muajsh drejtohet nga vlonjati Gentjan Mezani. Pjesë e ekipit të Superligës kosovare janë bërë deri më tani 3 ish-lojtarët e Luftëtarit: Ruçi, Rapa dhe Xhekson, ish-mesfushori i Tiranës, Greca, si dhe tre ish-futbollistë të Teutës: Frashëri, Progni dhe Bushiç.

Mirëpo, goditja e fundit e Gjilanit pritet të jetë një vlonjat, pikërisht ish-kapiteni i Flamurtarit, Franc Veliu.

“Panorama Sport” mëson nga burime të sigurta se qendërmbrojtësi është në bisedime të avancuara me klubin kosovar dhe pritet që në orët e ardhshme të zyrtarizojë marrëveshjen.

Në sezonin 2019-2020 Gjilani i Mezanit do të luftojë për një vend në Europë.

You Might Also Like