ARSIMI, Gjilan

Shkollat “Nazim Hikmet”, “ Dëshmorët e Kombit “ dhe “Sadulla Brestovci” pajisen me invertar dhe materiale didaktike

Gjilan, 9 dhjetor 2020 – Shkollat  e Gjilanit, Nazim Hikmet” , “ Dëshmorët e Kombit “ dhe “Sadulla Brestovci” janë pajisur sot me invertar dhe materiale didaktike sipas standardeve europiane.

Ky projekt u realizua në partneritet me me organizatën ndërkombëtare Caritasin zviceran në  Kosovë,  në kuadër të projektit  “Vendosja e Standardeve Parashkollore të Cilësisë së Lartë duke Përforcuar Arsimin dhe  Shkencën”.

Drejtori i DKA’së, Nazim Gagica, pasi e falënderoi Caritasin zviceran në  Kosovë për mbështetjen, tha se qëllimi është që të përmirësohet cilësia në nivelin e  arsimit parashkollor përmes përmirësimit të shërbimeve të qëndrueshme.

You Might Also Like