Gjilan

Hyseni: Avancimi i arsimit do vazhdoj

Po mbahet trajnimi për ngritjen e kapaciteteve për rishikim të teksteve shkollore në arsimin e detyrueshëm (0-9) me mëshindhënësit e Komunës së Gjilanit.
Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se janë komuna e parë që ka filluar trajnimin e mësimdhënësve në “Programin për ngritjen e kapaciteteve për rishikimin e teksteve shkollore”.
I pari i Gjilanit, tha se në këtë trajnim janë gjithsej 22 pjesëmarrës.
“Avancimi i arsimit do vazhdoj edhe më tutje”, tha kryetari Hyseni.
Edhe drejtoresha e Arsimit Albana Demiri, tha se një grup nga mesimdhënësit e komunës, po trajnohen për rishikimin e teksteve shkollore.
Demiri shtoi se trajnimi është organizuar nga Drejtoria e Arsimit dhe mbështetet nga KosEd dhe Instituti Pedagogjik i Kosovës.

You Might Also Like