Libri

Shtëpia botuese “Rozafa” i dhuron shkollës fillore “ Dëshmorët e Vitisë” 200 ekzemplarë librash

Shtëpia Botuese “Rozafa” nga Prishtina, përmes editorit dhe shkrimtarit Ramadan Mehmeti, i ka dhuruar tw premten Shkollës fillore “Dëshmorët e Vitisë” në Viti, mbi 200 ekzemplarë librash. Ky donacion, është bërë në vazhdën e aktivitetit të para disa ditësh, ku me rastin e Ditës së Librit, kësaj shkolle, i janë dhuruar një numër i konsiderueshëm titujsh të librave.

Udhëheqësit e kësaj shkolle, janë shprehur falenderues për këtë donacion, duke theksuar se është pasuruar në masë të madhe biblioteka e shkollës dhe që do të rrisë edhe më shumë interesimin e nxënësve për librin./ Aziz Zuka

You Might Also Like