Sportet me dorë

S’ka kush e ndal në Zvicër ekipin e Mitat Feratit, dymbëdhjetë fitore radhazi

Edhe një ekip zviceran nuk mundi t’i bëjë ballë  ekipit të gjilanasit Mitat Ferati, i cili tashmë me ekipin e tij BSV Sursee mbanë vendin e parë. Kësaj radhe ekipi  i Mitat Feratit ka mposhtur ekipin Horgen Wadenswil  me rezultat 37:24, kurse pjesëloja e parë u përmbyll me rezultat 19:12.

Falë goldallimit tashti ekipi  BSV Sursee mbanë vendin e parë në ligën ku garon, ngase ka kaluar ekipin Borba të Lucernit, të cilin e kishte mposhtur javën e kaluar.

Sic shkruan gazeta zvicerane lojtari i ndeshjes te ekipi i Mitat Feratit ishte Tomislav Orsoliq që ka shënuar 12 gola, derisa në mbrojtje është dalluar Zlatan Bratanoviq.

Krejt këto rezultate ky ekip po i shënon falë punës së palodhshme të Mitat Feratit, i cili më herët ka luajtur në hendbollin kosovar, pikërisht në Gjilan e që më pas ai ka vazhduar edhe në Zvicër, ku po shquhet si trajner dhe këto rezultate të BSV Sursee janë meritë e gjilanasit, Ferati.

You Might Also Like