Federata e Badmintonit e Kosovës u pranua me të drejta te plota si anëtare e Asociacionit Ballkanik te Badmintonit
Lajmi i fundit nga Haskovo, Republika e Bullgarisë.
Federata e Badmintonit e Kosovës, sot me datën 25.01.2020 ne Haskovo te Bullgarisë u pranua me te drejta te plota si anëtare e Asociacionit Ballkanik te Badmintonit- BALKAN BADMINTON ASSOCIATION. Shtetet pjesëmarrëse ne ketë mbledhje ishin ne cilësinë e Kryetareve dhe Sekretareve te Përgjithshëm si: Bullgaria si nikoqire, Shqipëria, Turqia, Rumania, Greqia, Maqedonia e Veriut e për çudi Serbia mungoi pa ndonjë arsye. Pas votimit, Presidenti i Asociacionit Ballkanik te Badmintonit, Prof.Dr. Puzant Kassabian, konstatoi se Federata e Badmintonit e Kosovës pa asnjë vote kundër është pranuar si anëtare fuqiplote e këtij Asociacioni.
Vitin e kaluar me 23 Maj, 2019 Federata e Badmintonit e Kosovës ishte pranuar ne Federatën Botërore te Badmintonit – WORLD BADMINTON FEDERATION dhe ne atë evropiane- BADMINTON EUROPE CONFEDERATION.
Lulzim Haziri