Gjilan

Sot një qytetar i Gjilanit e humbi jetën nga koronavirusi

#Dita141. Sonte edhe një qytetar i dashur i Gjilanit e humb betejen me #COVID19. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Kurteshi nga Livoqi i Epërm. Gjendja sonte pasqyrohet me 2 të infektuar më shumë.

Totali i të infektuarve është 449, 286 të shëruar, 148 raste aktive, prej të cilëve 44 të hospitalizuar dhe 16 viktima.

Jemi në pritje të 62 mostrave të datave 27, 28 dhe 29 korrik. Ju lutem, ruaju për vetën, familjen e qytetin!

You Might Also Like