Futboll

Të gjitha ndeshjet e pasluftës në mes të Dritës dhe Gjilanit

Duelet ndërmjet Dritës dhe Gjilanit janë gjithmonë histori në vete. I tillë pritet të jetë edhe ballafaqimi numër 37 të dielën me 16 shkurt, teksa rivalët e përbetuar do të jenë edhe njëherë përballë njëri tjetrit për të kërkuar ‘patronin’ e qytetit, shkruan Gazetasheshi.com.

Rivaliteti ndërmjet këtyre dy skuadrave daton që para fillimit të luftës në Kosovë, por ai u masivizua vetëm pas fillimit të shekullit të ri.

Histori hakmarrje, përballje të zjarrta dhe ballafaqime që nuk u zhvilluan kurrë dhe mbeten mister edhe për kohën e sotshme.

Gazeta “Sheshi” sikurse në çdo takim edhe për duelin e së dieles ka bërë një përmbledhje të të gjitha ndeshjeve të zhvilluara ndërmjet këtyre dy skuadrave.

Në historinë e ndeshjeve kampionale pas luftës është skuadra e Dritës që ka bilanc më pozitiv. Nga 30-të ndeshje të zhvilluara, ‘bardhekaltërit’ kanë triumfuar në 11 prej tyre, nëntë duele u kanë takuar ‘bardhekuqëve’, ndërkohë nëntë takime të tjera kanë përfunduar me rezultatin e barabartë.

Historiku i ndeshjeve kampionale të pasluftës

  • 1999/00: Gjilani-Drita 0-3 dhe Drita-Gjilani 3-1;
  • 2000/01: Drita-Gjilani 0-0 dhe Gjilani-Drita 3-0 (rez. zyrtar pasi Drita nuk pranoi të luaj);
  • 2001/02: Gjilani-Drita 0-1 dhe Drita-Gjilani 3-0;
  • 2002/03: Drita-Gjilani 0-0 dhe Gjilani-Drita 1-6;
  • 2003/04: nuk u luajt derbi pasiqë Gjilani bojkotoi Superligën;
  • 2004/05: nuk u luajt derbi pasiqë Gjilani ishte në ligen e dytë;
  • 2005/06 dhe 2006/07: nuk luajt derbi pasiqë Drita luajti në ligën e dytë;
  • 2007/08: Drita-Gjilani 1-1 dhe Gjilani-Drita 2-0;
  • 2008/09: Gjilani-Drita 2-1 dhe Drita-Gjilani 1-3;
  • 2009/10: nuk u luajt derbi pasiqë Drita luajti në ligen e dytë;
  • 2010/11: Drita-Gjilani 0-0 dhe Gjilani -Drita 0-0 (hera e parë që derbi u luajt në Ligën e Parë).
  • 2011/12: Gjilani – Drita 0-1, Drita-Gjilani 2-0 dhe Drita-Gjilani 1-2…
    2012/13: nuk u luajt derbi pasiqe Gjilani luajti ne ligen e dyte;
    2013/14: nuk u luajt derbi pasiqe Gjilani luajti ne ligen e dyte;
    2014/15: nuk u luajt derbi pasiqe Gjilani luajti ne ligen e dyte;
    2015/16: Drita – Gjilani 0-3, Gjilani – Drita 0-2, Drita – Gjilani 0-1
    2016/17: Drita – Gjilani 0-1, Gjilani – Drita 1-1, Gjilani – Drita 0-1
    2017/18: Drita – Gjilani 1-1, Gjilani – Drita 0-0, Gjilani – Drita 1-1
    2018/19: Gjilani – Drita 1-0, Drita 3-1 Gjilani, Gjilani 0-0 Drita
    2019/20: Gjilani – Drita 0-1

Statistikat e 30 derbive kampional të pasluftës

  • Drita: 11 fitore
  • Gjilani: 9 fitore
  • Barazime: 10 ndeshjeKëto dy klube kanë patur përplasje ndërmjet tyre edhe në ndeshjet e Kupës së Kosovës.

    Madje, për tu veçuar janë gjysmëfinalet e vitit 2000 dhe 2002, si dhe finalja e vitit 2001, aty ku sërish ‘bardhekaltërit’ do të dilnin triumfues.

Historiku i derbit në garat e Kupës

  • 1999/00: Gjysmëfinalja:

Drita-Gjilani 1:0
Gjilani-Drita 2:1 (u regjistrua me rezultat zyrtar 3:0 për Gjilanin, pasiqë Drita lëshoi fushën e pakënaqur me referim)

  • 2000/01: Finalja:

Gjilani-Drita 6:7 (koha e rregullt 1:1, pas penalltive 5:6 për Dritën, e cila fiton trofeun e Kupës)

  • 2001/02: Gjysmëfinalja:

Gjilani-Drita 1:0
Drita-Gjilani 2:1

  • 2007/08: 1/8 e finales:

Drita-Gjilani 1:0

2013/14: Çerekfinalja e Kupës
Gjilani 1-3 Drita

Statistikat e shtatë derbive në garat e Kupës

  • Drita: 5 fitore
  • Gjilani: 2 fitoreNdeshje miqësore

Për shkak të rivalitetit të madh mes këtyre dy skuadrave dhe tifozerive, vetëm një ndeshje miqësore është zhvilluar mes Dritës dhe Gjilanit. Pak javë pas çlirimit të Gilanit, në verë 1999, autoritet komunale të pasluftës ua imponuan një ndeshje miqësore, e cila ishte njëherit e para dhe e fundit për këta rival të përbetuar. Edhe pse ndeshje miqësore, mbi 15.000 tifozë dhe një lojë e ashpër në fushë, tregoi për rivalitetin që e karakterizon këtë derbi.

Ndërkohë duhet theksuar se këto dy skuadra u takuan edhe në finalen e turneut memorial në nderim të figurave eminente të klubit bardh e kaltër, “Bezi-Raci-Reshi”, me ç’rast këtë turne e fitoi skuadra e Dritës pas penaltive.

  • 1999: Drita-Gjilani 5:4 (koha e rregullt 1:1, pas penalltive 4:3 për Dritën)
    2014: Drita – Gjilani 3:1 (koha e rregullt, 0-0, pas penalltive 3:1 për Dritën)

Statistikat e përgjithshme të 36 derbive të pasluftës

  • Drita: 16 fitore
  • Gjilani:11 fitore(prej tyre, dy me rezultat zyrtar)
  • Barazime: 9 ndeshje

Golvarazhi nga 36 derbi të pasluftës

  • Drita: shënoi 52 gola (minus një gol i hequr me rezultat zyrtar)
  • Gjilani: shënoi 41 gola (prej tyre, 6 të dhëna nga rezultatet zyrtare)

/Gazeta Sheshi/

You Might Also Like