Arti pamor

U inaugurua murali në kuadër të projektit “Mos m’shkel”!

Shkruan: Drion Shaqiri

Në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, në kuadër të projektit “Mos m’shkel”! është inauguruar murali, në ceremoninë ku ka marrë pjesë edhe drejtori i Drejtorisë Komunale për Arsim, Nazim Gagica, drejtori i Gjimnazit Natyror Bekim Mustafa, përfaqësuesja e IPKO Foundation Vlora Shabiu, profesorë dhe vullnetarë/e që ndihmuan në realizimin e muralit.

Nazim Gagica, drejtor i DKA theksoi se ky mural është i pari i këtij lloji që shënon fillimin e fazës së realizimit të muraleve në shkollat e Komunës së Gjilanit, realizime këto të planifikuara në planin e punës së DKA-së.

Nazim Gagica, Bekim Mustafa dhe Vlora Shabiu falënderuan nxënësit dhe mësimdhënësit që realizuan muralin, duke i motivuar dhe në të njëjtën kohë konfirmuan mbështetjen e tyre për projektet e radhës.

Ka gati se një muaj që kemi punuar për ideimin e skicës më të mirë dhe për përzgjedhjen e saj. Kemi punuar në format më të ndryshme të mundshme vetëm që ta kemi një mural domethënës e fantastik. Nuk na ka ndalur përfundimi i vitit shkollor e vlerësimet dhe nuk na kanë ndalur temperaturat e larta të qershorit.

Murali përmban një kompozicion të magjishëm mes modernes dhe lashtësisë ilire. Është një vepër e çmueshme artistike e cila i kalon horizontet e imagjinatës sonë. Kjo vepër ndikon në zhvillimin e mendimit kritik te nxënësit sikurse ndikon në mënyra të ndryshme në parandalimin e bullizmit.

Falënderojmë profesoreshën e Artit Pamor, prof. Magbule Xhemaili, për ndihmën dhe përkujdesjen gjatë realizimit të muralit!

Falënderojmë të gjithë vullnetarët, artistët dhe artistet e reja të Gjimnazit Natyror për gatishmërinë e tyre!

Falënderojmë profesorët, drejtorinë e shkollës, DKA dhe donatorët IPKO Foundation & UNICEF Innovations Lab Kosovo për përkrahjen në realizimin e muralit!\

Ekipi fitues i projektit:

Rreze Morina, Drion Shaqiri, Viola Kosumi, Leon Latifi

You Might Also Like