Sportet me dorë

Vashat e Dritës fitojnë bindshëm në Ferizaj

Klubi i Volejbollit Drita në konkurrencën e femrave ka vazhduar me serinë e fitoreve, kësaj radhe ka fituar me rezultat bindës në Ferizaj, ku është ballafaquar me ekipin KV Ferizaj.

Vashat që drejtohen nga Lorik Ilazi, në asnjë moment nuk e kanë vënë në pikëpyetje fitoren. Kështu në setin e parë kanë ngadhënjyer me rezultat 15:25, për të qenë edhe më bindëse në setin e dytë të cilin e fituan me rezultat 12:25. Në setin e fundit, gjilanasit i kanë kufizuar ferizajasit në vetëm 9 pikë, për të marrë edhe këtë set me rezultat 9:25.

Në fund, Ferizaj – Drita 0:3.

You Might Also Like