Sportet me dorë

Vajzat e SHMU “Selami Hallaqi” kampione të Kosovës në Volejboll

Ekipi i Vajzave i Shkollës së Mesme të Ultë “Selami Hallaqi” është shpallur kampione e Kosovës në Volejboll për shkollat e mesme të ulëta në Kosovë.

Të udhëhequra nga ish-volejbollistja e njohur gjilanase dhe profesoresha Teuta Maliqi Mehmeti – dhe të përkrahur nga kolegët e saj profesorët Veton Xhemajli dhe Afrim Mehmeti, vashat e “Selami Hallaqit” janë treguar më të mira në krahasim me bashkëmoshataret e tyre dhe me plotë meritë janë shpallur kampione.

Pa dyshim se lojtarja më e mirë në këtë ekip ishte lojtarja Megi Bislimi, e cila për momentin është ndër lojtaret më të mira në Kosovë e prej të cilës pritet që në të ardhmen të bëjë emër edhe në volejbollin evropian dhe atë botëror.

Të rikujtojmë se edhe një vend tjetër i parë ka ardhur në Gjilan e për këtë janë përkujdesur djemtë e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, të cilët po këtë të martë janë shpallë kampionë të Kosovës.

You Might Also Like