Futbolli ndërkombëtar

Vrapim historik të shtunën Zhegoc-Varrezat e Dëshmorve në Gjilan

 
Gjilan – Edhe pse në kushte atmosferike të rënda, dashamirët e Atletikës të shtunën me 3 mars duke filluar nga ora 10 mund ti bashkangjiten vrapimit 20 km, për të nderuar Dëshmorët e Kombit të rënë për lirinë e shtetit të Kosovës.
Protagonisti kryesor i këtij vrapimi është 65 vjeqari Abib Aliu, i cili njiherit mbron ngjyrat e Kombëtarës së Gjermanisë për veteran, i cili do të vrapon për të nderuar Dëshmorët e Kombit.
Atleti i mirnjohur me prejardhje nga Zhegoci, Abib Aliu, i cili tani e 25 vite jeton në Gjermani është mjaft i nderuar që këtë shteg ta vrapon në shenjë të Dëshmorve të Kombit.
“Eshtë një ndjejn e veqant të vraposh për nder të Dëshmorve të cilët dhanë me të shtrejtën jetën e tyre për këtë vend dhe për këtë popull, i ftoj të gjithë dashamirët të cilët mirren me atletikë të na bashkangjiten në këtë vrapim historik i cili është simbolik me atë se qka kanë bër Dëshmorët e Kombit për këtë vend”.
Abib Aliu një emër i njohur në atletikën evropiane i cili ka vrapur në shum maratona dhe gjysmëmaratona, ka falenderuar Policin e Kosovës njësiti në Gjilan i cili do të siguron përcjelljen e tij si dhe Departamentin  e Sportit të Komunës së Gjilanit, për përkrahjen e dhënë gjatë këtij vrapimi.

You Might Also Like